Hoti nga MSH jep detaje interesante rreth variantit të ri të Covidit, siç është 'OMICRON'

Hoti nga MSH jep detaje interesante rreth variantit të ri të Covidit, siç është 'OMICRON'

22:52, 28/11/2021

Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë ka postuar një përmbledhje rreth variantit më të ri, të Covid-19, sikur është 'Omicron', shkruan Syri.net Kosova.

Hoti ka jep shënime rreth transmetueshmërisë, ashpërsisë së sëmundjes, efekti i infeksionit dhe efekti i vaksinave.

"Me që Omicron është përshkruar si një Variant shqetësues, ka disa veprime që OBSh i rekomandon vendet t’i  ndërmarrin, duke përfshirë rritjen e mbikëqyrjes dhe renditjen e rasteve; ndarjen e sekuencave të gjenomit në bazat e të dhënave të disponueshme publikisht, të tilla si GISAID; raportimin e rasteve ose grupimeve fillestare tek OBSH; kryerjen e gjurmimeve në terren dhe vlerësimeve laboratorike për të kuptuar më mirë nëse Omicron ka karakteristika të ndryshme transmetimi ose sëmundjeje, ose ndikon në efektivitetin e vaksinave, terapisë, diagnostikimit ose masave të shëndetit publik dhe social. 
Vendet duhet të vazhdojnë t’i zbatojnë masat efektive të shëndetit publik për të reduktuar qarkullimin e COVID-19 në përgjithësi, duke përdorur një analizë të rrezikut dhe një qasje të bazuar në shkencë. Shtetet duhet t’i rrisin disa kapacitete shëndetësore publike dhe mjekësore për të menaxhuar një rritje të rasteve. OBSH po u ofron vendeve mbështetje dhe udhëzime si për gatishmëri ashtu edhe për reagim.
Për më tepër, është jashtëzakonisht e rëndësishme që pabarazitë në aksesin ndaj vaksinave të COVID-19 të adresohen urgjentisht për të siguruar që grupet e cenueshme kudo, përfshirë punonjësit e shëndetësor dhe personat e moshuar, të marrin dozat e tyre të para dhe të dyta, krahas aksesit të barabartë në trajtim dhe diagnostikim.", ka shkruar Hoti rreth rekomandimeve për shtete të ndryshme.

Derisa në rekomadimet për individët mes tjerash thuhet: Hapat më efektivë që mund të ndërmarrin individët për të reduktuar përhapjen e virusit COVID-19 është të mbajnë një distancë fizike prej të paktën 1 metër nga të tjerët; të bartin maskë të përshtatshme; të mbajnë sa më shpesh dritaret e hapura (në shtëpi, zyra pune, etj. v.j.) për të përmirësur ajrosjen; të shmangen hapësirat e ajrosura keq ose të mbushura me njerëz; të mbahet higjiena e duarve; kur të kolliten apo teshtiten ta mbulojnë gojën me bërryl apo me pjesë të tjera të dotës dhe të vaksinohen sapo të ju vij radha apo të kenë mundësi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco