Këmbëngul Qeveria, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e vrasësit të trefishtë në Gllogjan

Këmbëngul Qeveria, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e vrasësit të trefishtë në Gllogjan

21:16, 28/11/2021

Qeveria e Republikës së Kosovës sërish ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar kryerësin e vrasjes së trefishtë të premten mbrëma në Gllogjan, shkruan Syri.net Kosova.

Qeveria dhe Ministria e Punëve të Brendshme përmes një postimi në Facebook kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

Postimi i Qeverisë në Facebook:

Për identifikimin sa më të shpejt të kryerësit/ësve të vrasjes së trefishtë të premten mbrëma në Gllogjan, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia kërkojnë ndihmën e qytetarëve dhe kujtdo që mund të ketë informacione të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

Qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me këtë rast mund t’i dërgojnë ato në këto numra telefoni dhe e-mail adresën e poshtëshënuar:

Tel: 080019999 ose 192, dhe

e-mail: info@kosovopolice.com

Thirrjet në këta numra të telefonit janë pa pagesë për të gjithë qytetarët dhe policia do ta ruajë strikt të drejtën e anonimitetit apo fshehtësisë së identitetit, përveçse nëse personat vetë, pra vullnetarisht, deklarohen ndryshe.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco