Kryetarët e partive në Maqedoninë e Veriut urojnë 28 Nëntorin

Kryetarët e partive në Maqedoninë e Veriut urojnë 28 Nëntorin

21:03, 28/11/2021

Kryetarët e partive politike në Maqedoninë e Veriut kanë uruar Ditën e Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë ose Ditën e Flamurit.

Më poshtë keni urimet e krerëve të partive politike.

Ali Ahmeti:

109 vjetori i ditës së flamurit dhe i pavarësisë na gjen më të arrirë, më të bashkuar dhe më pranë njëri tjetrit.
Kombi sot duhet, nderohet dhe bashkohet me vepra.
Unazën e lidhjes së kombit po e rrumbullakësojmë me Korridorin 8 dhe lidhjen me Bllacën e Qafë Thanën me autostradë, ndërsa projekti i rradhës është edhe lidhja energjetike dhe hekurudhore me Shqipërine si dhe thjeshtëzimi maksimal i kalimit të kufirit me Shqipërinë e Kosovën, bashkë me shumë projekte të tjera ku bën pjesë edhe rruga e Arbërit nga Burimi deri tek ura e Boshkut, e cila tashmë ka filluar të ndërtohet.
Nëntorët tanë të lavdisë, të Skenderbeut, të Ismail Qemalit, Isa Boletinit e Adem Jasharit na bashkojnë rreth flamurit dhe qëllimit të bashkimit.
Uroj të gjithë shqiptarët anembanë rruzullit tokësor për festën më të madhe kombëtare shqiptare, GËZUAR

Ziadin Sela:

Qoftë i fundit ky nëntor i mbushur plot me dhimbje, lot, trishtim e pikëllim. Të gjejmë forcën që së bashku të nxjerrim mësim, të reflektojmë dhe të ringrihemi për tu bërë më të fortë se kurrë.
Të kujtojmë të kaluarën e lavdishme, të mbrojmë dhe të punojmë për të ardhmen. Të ruajmë ndjenjën e përgjegjësisë duke hapëruar drejt sfidave të reja, që të shohim veten tonë më të ndritur, më të ngritur, më të lirë e të barabartë.
Gëzuar dhe për shumë mot festa e Flamurit!

Bilall Kasami:

Në këtë ditë të madhe përkujtojmë të gjithë ata që nuk kursyen asgjë për flamur e për atdhe. Përkulemi para veprave të tyre, nga Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari, duke ruajtur me krenari flamurin që ata na e lanë përjetë.
Ta gëzojmë e ta ruajmë sa të jetë jeta.
Gëzuar Festa e Pavarësisë – Dita e Flamurit tonë

Afrim Gashi:

28 Nëntori i Flamurit dhe 28 Nëntori i ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari janë pikëpjekja e koincidenca që përsëritet për t’i rikthyer kujtimet se shqiponja dykrenore mund të valojë e lirë vetëm nëse ka bij që janë në gjendje ta japin jetën për të.
Qoftë i bekuar Flamuri Kuq e Zi dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për Adem Jasharin si Flamur i Lirisë!
Gëzuar Dita e Flamurit Shqiptar!

Menduh Thaçi:

Me respekt të veçantë përkujtojmë Ditën e Flamurit dhe të gjithë ata që me sakrificën e tyre bartën te ne idenë për të qenë të lirë dhe krenarë. 28 Nëntori mbetet simbol i qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptar.
Uroj që të gjithë së bashku të vazhdojmë në këtë rrugëtim drejt realizimit të aspiratave tona të përbashkëta.
Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë Ditën e Flamurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco