Ledioni dhe Genta ishin miq të afërt, dalin pamjet e shoqërisë së tyre

Ledioni dhe Genta ishin miq të afërt, dalin pamjet e shoqërisë së tyre

19:46, 28/11/2021

Ledion Hamzaj dhe Gentiana Mustafaj, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, janë dy nxënësit që humbën jetën në mënyrë tragjike në autobusin e sulmuar me kallashnikov të premten në mbrëmje.

Disa pamje të publikuara në rrjetet sociale dëshmojnë për një miqësi të mirë mes Ledionit dhe Gentianës. Të dy u varrosën me një ceremoni të përbashkët sot në varrezat e fshatit, ku morën pjesë qindra persona.

Dy të rinj plot energji, siç i përshkruajnë shokët e të afërmit, gjë që e reflektonin edhe në videot e postuara në TikTok.

Miqtë e tyre të klasës kanë përmbledhur disa nga momentet e tyre më të bukura së bashku.

Ngjarja në fshatin Gllogjan të Deçanit tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa autori vazhdon të mbetet në arrati

Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për secilin qytetar që jep informacione për autorin e vrasjes së trefishtë.

@gentaisufii

The best friend of my life I have ever known🥺💔. I will miss you very much 👼🕊 ##fyp ##viral ##bestfriend

♬ Колючая Роза - Mamikon

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco