Moti me shi, prishtinasit festën nga sheshet e zhvendosin në lokale

Moti me shi, prishtinasit festën nga sheshet e zhvendosin në lokale

19:27, 28/11/2021

Vetëm qytetarët që rastisin të kalojnë për obligime personale shihen sonte në sheshet e Prishtinës.

Megjithëse sot shënohet Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk ka qytetarë që kanë vendosur të festojnë në ambient të hapur.

Kjo ndoshta meqë këtë mbrëmje po bie shi, ose edhe sepse nuk ka ndonjë aktivitet që po shënohet.

Ndërsa raportohet se lokalet janë mbushur me njerëz dhe me gjasë festa është zhvendosur atje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco