N'ditën e Flamurit, bashkëluftëtarët kujtojnë Thaçin e Veselin

N'ditën e Flamurit, bashkëluftëtarët kujtojnë Thaçin e Veselin

19:11, 28/11/2021

Disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të tjerë kanë vendosur gjatë së dielës një flamur me emblemën e UÇK-së si dhe imazhet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, në Prishtinë.

Sipas ish-pjesëtarit të UÇK-së, Sadri Shala, Thaçi e Veseli për më shumë se një vit po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Sot bashkërisht me disa të rinj nga Kosova, dhe nga tetë qytete të Kosovës, kemi planifikuar që ta ngrehim një flamur në shenjë respekti për çlirimtarët që po mbahen padrejtësisht në Hagë, edhe në shenjë respekti për Ditën e Flamurit, ditën e Skënderbeut”, ka deklaruar Shala.

Këta thonë se festa e 28 Nëntorit është e rëndësishme për historinë, dhe si e tillë, bashkon të gjithë shqiptarët anë e mbanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco