28 Nëntori në Luginë, ja vendosja e flamurit kuq e zi në Bujanoc

28 Nëntori në Luginë, ja vendosja e flamurit kuq e zi në Bujanoc

18:06, 28/11/2021

Me rastin e festës së Flamurit, përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, flamuj kuq e zi janë vendosur sot në ndërtesën e Komunës dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Bujanoc.

Siç thuhet, flamurin shqiptar në ballkonin mbi hyrjen e administratës komunale e ka vënë në dukje kryetari Nagip Arifi, ndërsa këtë akt e përshëndetën me duartrokitje këshilltarët e shumicës shqiptare në Kuvend, njofton portali bujanovacke.co.rs.

Përveç flamurit të Shqipërisë, është edhe flamuri i Serbisë dhe ai i Bashkimit Evropian.

Më herët, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, ka vënë në pah flamurin shqiptar në ballkonin e ndërtesës së Këshillit në qendër të Bujanocit.

Festimi i 28 Nëntorit ka vijuar me një akademi ceremoniale në Shtëpinë e Kulturës.

Deputeti i Bujanocit, Shaip Kamberi tha në Parlamentin serb në fillim të kësaj jave se shqiptarët kurrë nuk do të heqin dorë nga simbolet dhe identitetet e tyre kombëtare., duke cituar disa vargje të himnit shqiptar.

Për shkelje të ligjit, policia në disa raste në vitet e kaluara i ka ndjekur penalisht Ragmi Mustafën, zyrtarë dhe drejtorë të institucioneve publike, të cilët janë dënuar me gjobë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco