VV-ja i përgjigjet PSD-së me një mesazh për bashkim kombëtar

VV-ja i përgjigjet PSD-së me një mesazh për bashkim kombëtar

17:38, 28/11/2021

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë, në ditën 28 Nëntorit, ka thënë se bashkimi me Shqipërinë është i pashmangshëm, shkruan Syri.net Kosova.

Këto komente të VV-së vijnë një ditë pas kur Partia Socialdemokrate i kërkoi kryeministrit Kurti që të paraqitet në shesh e ta nënshkruaj “referendumin për bashkimin me Shqipëri”, të organizuar nga kjo parti.

Vetëvendosje në postimin e tyre cituan vargje të veprimtarit Ukshin Hoti.

“Kombi Shqiptar po e përjeton në imagjinatë atë që kombet tjera e kanë realizuar prej kohësh. Po duke qenë një komb si të gjitha kombet tjera, shqiptarët nuk kanë pse të përjetojnë gjithçka vetëm në imagjinatë. Ukshin Hoti”, thuhet në postimin e VV-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco