Rastet me COVID të vogla në Kosovë, Asociacioni i Komunave kundër masave të reja

Rastet me COVID të vogla në Kosovë, Asociacioni i Komunave kundër masave të reja

17:05, 28/11/2021

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, si zgjidhje kundër COVID-19 e sheh vaksinimin e jo masat e reja, pasi sipas tij, numri i rasteve të reja me COVID në vend është i ulët.

“Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të mos u rritur rastet me COVID. Nëse përkeqësohet situata pandemike atëherë mund të merren masa të reja, por përderisa numrat janë njëshifror, nuk mendojmë që ka nevojë për masa të reja”, ka thënë Ibrahimi.

Sipas tij qeveria duhet të bëjë më shumë në vetëdijesimin e qytetarëve për t’u vaksinuar me anë të fushatave.

“Qeveria duhet të marrë hapa me anë të fushatave vetëdijesuese për t’u vaksinuar qytetarët”, ka shtuar ai.

“Masat aktuale si ora policore s’është duke dhënë rezultat, veç vaksinimi është ai që jep rezultate, ora policore është që njo dy muaj edhe pse numrat janë stabilë”.

Ai tha se janë ftuar nga komiteti për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë, por që sipas tij ishte shumë vonë, pasi duhej të merrej parasysh nga komiteti se ishte fundjavë dhe njerëzit kishin plane gjatë ditës.

“Një orë para se me u mbajt mbledhja kane thirr takimin.. Na kanë thirrë në orën 14 e 30 për në 16.. duhet me marrë parasysh që njerëzit ishin në pushim pasi ishte vikend dhe s’mund të organizoheshin për aq pak kohë”, ka vazhduar ai.

Ibrahimi ka shtuar se gjatë javës presin të kenë një takim edhe me nivelin qendror për të diskutuar në lidhje me gjendjen pandemike në vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco