Haradinaj shfaqet i përlotur gjatë varrimit të dy të rinjve të vrarë në Gllogjan

Haradinaj shfaqet i përlotur gjatë varrimit të dy të rinjve të vrarë në Gllogjan

16:45, 28/11/2021

Sot është bërë varrimi i dy të rinjve që u vranë në Gllogjan, Genta Mustafajt dhe Ledion Hamzaj.

Në varrimin e tyre morën pjesë qindra qytetarë, në mesin e tyre edhe figura të njohura politike.

Ishte pikërisht lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili nuk ka arritur t’i mbajë lotët gjatë varrimit të dy të rinjve.

Padyshim se ngjarja e fundit në Gllogjan është një nga rastet më të rënda të ndodhur paslufte në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot në lamtumirën e fundit për të dashurit tonë, pranë familjeve Mustafaj e Hamzaj.
Po ashtu, ngushëllojmë edhe familjen Gjoka, për të birin e tyre Ganiun.
Dhembja është e përbashkët e drejtësia të vendoset sa më shpejt. Siguri duhet të ketë për secilin qytetar të vendit, që asnjëherë të mos përsëriten ngjarje të tilla.
Faleminderit secilit për pjesëmarrje. Genta e Ledioni u prehshin në paqe!
RH.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco