Në ditë feste, kosovarët bëjnë biznes

Në ditë feste, kosovarët bëjnë biznes

15:02, 28/11/2021 Nga E.H

Nëntori është muaji i shqiptarëve, pasi, themelet e shtetit dhe njerëzit më të mëdhenj të kombit, kanë lidhje direkte me këtë muaj.

Duke qenë se ndodhen ngjarjet më të rëndësishme për ne, ditët e fundit të nëntorit i kemi për të festuar, për t’u krenuar e për t’i treguar botës që jemi shqiptarët.

Por, këtë festë dimë ta ‘shfrytëzojmë’ edhe për të tjera qëllime, shkruan Syri Kosova.

Një nga to, është edhe biznesi që shkon ‘flakë’ në këto ditë, e që është shtija e flamujve kombëtar dhe veshjeve kombëtare.

Në sheshin e Prishtinës, gjatë ditës së sotme, pos njerëzve e shitësve të zakonshëm ambulant, ka pasur edhe shumë shitës, duke shitur flamuj, balona, veshje kombëtare, e plisa.

Pos kësaj, në shesh janë vërejtur edhe shitës të pikturave, kryesisht me motive shqiptare.

Duke qenë se nuk kishte tezga, shitësit i shfrytëzuan edhe pemët e sheshit, për të varur rrobat e për të bërë tregti.

Sidoqoftë, urime 28 nëntori!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco