Vela: Rruga B shembulli më i shëmtuar i desenzitizimit të shtetit dhe shoqërisë ndaj trajtimit të fëmijëve

Vela: Rruga B shembulli më i shëmtuar i desenzitizimit të shtetit dhe shoqërisë ndaj trajtimit të fëmijëve

13:20, 28/11/2021

Driton Vela përmes një reagimi në Facebook ka shkruar për rrugën B duke e cilësuar si shembull të shëmtuar për trajtimin e fëmijëve, shkruan Syri.net Kosova.


"Rruga B në Prishtinë është shembulli më i shëmtuar i desenzitizimit të shtetit dhe shoqërisë ndaj trajtimit të fëmijëve; një mikrokozmos i asaj çfarë nuk është në rregull me shoqërinë tonë dhe prioritetet e këtij vendi", shkruan ai.

Vela thotë se një ecje për disa qindra metra përgjatë rrugës B është e mjaftueshme për të parë edhe fëmiun e vobektë i cili bart në shpinë qesen disa herë më të madhe se trupi i tij, edhe fëmiun lypës, edhe fëmiun shitës. 

"Në mbrëmje defilon armata e fëmijëve nën moshën 18 vjeçare, gjysëm të deshur, me cigare në dorë e jo rrallë edhe me pije alkoolike, të siguruara me lehtësi të tmerrshme nga supermarketet të përhapura gjithandej.

Pse kjo situatë nuk i alarmon institucionet e vendit, mbetet totalisht e pakuptimtë dhe shumë e rrezikshme për mua. Shpërfillja e këtij fenomeni fillon në familje, vazhdon me policinë në rrugë, inspektorët, dhe institucionet tjera të cilat janë të obliguar të mbrojnë fëmijtë.

Si ndodhi që të kalojmë nga gjeneratat e fëmijëve të cilët kënaqësinë më të madhe e kishin lojën dhe socializimin në lagje me bashkëmoshatarë, te gjenerata e fëmijëve të llastuar, të cilët dalin mbrëmjeve nëpër rrugë e lokale me meshkuj të moshës të mjaftueshme për të qenë baballarët e tyre?

Gjithsesi, urime 28 nëntori!", përfundon ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco