Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Përjashtohet pista e terrorizmit, policia kërkon autorin

Vrasja e trefishtë në Gllogjan: Përjashtohet pista e terrorizmit, policia kërkon autorin

11:26, 28/11/2021

Policia e Kosovës është ende në kërkim të autorit të vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit. Ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça, thotë se po hetohen disa pista për ngjarjen tronditëse, ku një autobus me nxënës shkolle u sulmua me armë zjarri mbrëmjen e së premtes.

Në atë ngjarje 2 të rinj dhe shoferi u vranë.

‘Unë nuk po i bëj ftesë, por i lëshoj një ultimatum vrasësit që të dorëzohet për shkak se për çdo ditë ai rëndon të tjerët. E dimë shumë mirë se kushdo që ndihmon vrasësin implikohet në vepër të rëndë penale, nuk bëhet më fjalë për çfarëdo lloj solidariteti me vrasësin e dy nxënësve dhe shoferit të autobusit. Prandaj, sa më parë që dorëzohet aq më mirë edhe për rrethin e tij, por aq më mirë edhe për qytetarët e gjithë Kosovës’, deklaroi Svelça.

Policia përjashton pistën e terrorizmit, ndërsa ende nuk dihen motivet e këtij sulmi me armë.

‘Deri në këtë moment nuk kemi asnjë të dhënë, as një provë, asnjë informacion që shkon nga akti terrorist apo nga akti që ndërlidhet me çështje religjioze’, u shpreh drejtori i Policisë Së Kosovës Samedin Mehmeti.

Ndërkohë, në nderim të viktimave të sulmit me armë, u ndezën qirinj pranë komunës së Deçanit. Aty morën pjesë qytetarë, nxënës, kryetari Bashkim Ramosaj, ministri i Brendshëm, Xhelal Svelça dhe disa deputetë. /A2

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco