Vrasja e trefishtë në Gllogjan, autori i krimit vazhdon të jetë në arrati

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, autori i krimit vazhdon të jetë në arrati

23:02, 27/11/2021

Kanë kaluar më shumë se 24 orë nga momenti kur një person ka shtënë me armë zjarri në një autobus në Gllogjan të Deçanit, duke lënë të vdekur shoferin e autobusit, Gani Gjokaj dhe dy nxënësit pasagjerë Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj.

Për identifikimin dhe gjetjen e autorit, apo autorëve të krimit të mbrëmshëm, janë angazhuar një numër i madh forcave të rendit, Njësiti Special i Policisë së Kosovës dhe po bëhen hetime edhe në koordinim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Deri tash, përveç konfirmimit që hetimet po zhvillohen në tri pista të ndryshme, asgjë më shumë nuk është bërë e ditur në lidhje me rrethanat, apo motivet e vrasjes së trefishtë.

Prokuroria e Shtetit disa orë pas ngjarjes ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të Kosovës, që për çfarëdo informacioni që mund të çoj në identifikimin apo kapjen e autorit/autorëve lë njoftojnë organet e rendit.

Mëngjesin e së shtunës është bastisur një shtëpi në Gllogjan, por që nuk ka rezultuar me ndonjë provë apo identifikim të kryesit apo kryerësve të mundshëm.

Kërkimi po vazhdon nga të gjitha anët, teksa nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se kanë marrë informacione të shumta në lidhje me ngjarjen.

Sahide Gashi, prokurore e rastit të mbrëmshëm në Gllogjan ku u vranë tre persona, në mesin e të cilëve edhe dy nxënës tha se janë duke intervistuar shumë persona dhe çdo dëshmitar okularë, si dhe kanë bastisur një shtëpi.

Një konferencë për medie u mbajt pasditen e së shtunës, ku ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka dhënë ultimatum vrasësit të tre personave në Gllogjan të Deçanit që të dorëzohet sa më shpejtë në Polici.

Sveçla tha se kanë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që të zbulojnë këtë rast, transmeton Telegrafi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se janë duke marrë shumë informacione të ndryshme dhe kanë rreth tri pista hetimi në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi të premten mbrëma në Gllogjan të Deçanit.

Mehmeti u shpreh se është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe se janë angazhuar ekspertë të niveleve të ndryshme për të ekzaminuar provat dhe vlerësuar informacionet e shumta që po marrin.

Autobusi ndaj të cilit u krye sulmi vazhdon të rri në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur sulmi, në fshatin Gllogjan.

Policia e Kosovës është duke patrulluar me qen.

Jakup Hamzaj, xhaxhai i Ledion Hamzajt, një prej nxënësve që humbi jetën nga sulmi me armë në autobus në fshatin Gllogjan të Deçanit, ka rrëfyer se si e mori vesh lajmin e kobshëm.

Ai tha se ka qenë babai i Ledionit i cili ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes, ku ka parë se shoferi i autobusit kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Në Deçan, qytetarë të shumtë kanë ndezur qirinj në nderim të dy nxënësve dhe shoferit të autobusit, të cilët u vranë mbrëmë në një sulm me armë zjarri ndaj një autobusi në Gllogjan.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Ai ka kërkuar nga aty ka kërkuar që përgjegjësi të gjendet sa më parë dhe të dal para drejtësisë.

Po ashtu, ministri Sveçla, ministrja Nagavci, zv.ministrja Gexha ishin për vizitë tek i plagosuri në Spitalin e Pejës.

Lidhur me këtë rast kanë raportuar edhe mediet e mëdha ndërkombëtare si Reuters, Washington Post dhe AP News.

Ndërkaq, që nga e premtja mbrëma reagime të shumta kanë ardhur në lidhje me ngjarjen tragjike, si brenda edhe jashtë vendit.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ka ndodhur të premten në Gllogjan t

Në reagimin e bërë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thuhet se janë thellësisht të pikëlluar me sulmin drejt autobusit, transmeton Telegrafi.

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell në një postim në Twitter shkruan se bashkëndjen me familjet e viktimave, ndërsa ka thënë se përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rhode, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ka ndodhur të premten në Gllogjan të Deçanit ku  nëpërmjet një shkrimi ka kërkuar që autorët të dërgohen para drejtësisë.

“I shokuar nga ky sulm i dhunshëm në autobusin e nxënësve. Autorët duhet të sillen para drejtësisë. Ngushëllimet më të thella për familjet dhe shokët. U dëshiroj shërim të shpejt të lënduarve”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllime për viktimat e krimit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit.

Përmes Tëitter-it, Rama ka thënë se “Jetët e marra në Kosovë nga plumbat e një egërsie që meriton ndëshkimin ekstrem të drejtësisë, na kanë brengosur të gjithëve”.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar për vrasjen në Gllogjan të Deçanit ku të vdekur mbetën tre persona, dy prej tyre nxënës.

Basha ka shkruar “Dhimbje dhe trishtim për ngjarjen e sotme në Deçan”.

Derisa u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ai është shprehur i sigurt se autoritet do të bëjnë gjithçka për zbardhjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të këtij krim makabër.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar sulmin në Gllogjan të Deçanit, ndërkaq thekson s

Për këtë ngjarje tragjike kanë reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e të tjerë politikan kosovar.

Osmani ka reaguar për sulmin me armë që ndodhi mbrëmjen e së premtes në Gllogjan të Deçanit, ku të vdekur mbetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërkaq një tjetër është plagosur.

Osmani përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që sa më shpejt autorët të sillen para drejtësisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit në Gllogjan të Deçanit.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se policia është mobilizuar për të hetuar këtë krim dhe për të mundësuar drejtësi.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar që sa më parë organet e rendit të zbulojnë autorët e krimit të rëndë në Gllogjan të Deçanit, ku si pasojë e gjuajtjes me armë të zjarrit, tre persona kanë humbur jetën, dy prej të cilëve nxënës.

Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka thënë se autorët e krimit duhet të sillen sa më shpejt para drejtësisë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka thënë se është i tronditur nga ky sulm makabër.

Ai ka ftuar organet përgjegjëse të sigurisë që sa më parë të zbardhin rastin dhe autorin e kësaj ta sjellin para drejtësisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbetur i tronditur nga akti makabër në Gllogjan të Deçanit, ku u vranë tre persona.

Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se organet e rendit duhet ta sjellin sa më shpejt para drejtësisë autorin e këtij krimi monstruoz.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se është trishtuar nga sulmi kriminal që ndodhi në Gllogjan, ku humbën jetën tre persona, prej të cilëve dy nxënës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco