Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit kishte paralajmëruar për rrezik për sulme terroriste në Kosovë

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit kishte paralajmëruar për rrezik për sulme terroriste në Kosovë

22:25, 27/11/2021

Institucionet ndërkombëtare në Kosovë kanë paralajmëruar punonjësit e tyre që t’i shmangin turmat dhe qendrat e mëdha tregtare.

Është edhe Ambasada Amerikane në Kosovë që ka publikuar njoftim për shtetasit e saj, siç bën zakonisht në faqen travel.state.gov.

Të dhënat e publikuara për Kosovë, të publikuara me datën 22 nëntor, përmbajnë ndalesat e mundshme për virusin COVID-19, por edhe kujdesin ndaj sulmeve terroriste.

Në këtë njoftim të datës 22 nëntori thuhet se shtetasit amerikanë duhet të rishqyrtojnë udhëtimet në Mitrovicë të Veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të potencialit për trazirë civile për shkak të tensioneve etnike.

Gjithashtu në këtë faqe përmenden edhe disa lokacione, ku kërkohet të bëhet kujdes.“Grupet terroriste vazhdojnë komplotimin e sulmeve të mundshme në rajonin e Ballkanit, duke përfshirë Kosovën. Terroristët mund të sulmojnë me pak ose aspak paralajmërim, duke synuar vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet/qendrat tregtare, strukturat e pushtetit lokal, hotelet, klubet, restorantet, vendet e adhurimit, parqet, ngjarjet e mëdha sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike”.

“KËSHILLA PËR SIGURINË – Disa organizata ndërkombëtare po e këshillojnë stafin e tyre për një sulm të mundshëm në qendrat e mëdha tregtare si Albi Mall dhe të tjerat në Ferizaj. Rekomandohet të mos vizitoni qendrat e mëdha tregtare deri më 30/11 përfshirëse. Një “ujk i vetmuar” ekstremist mund të planifikojë një sulm në një nga qendrat tregtare. Policia lokale po monitoron të dyshuarin”, thuhet në email, shkruan Reporteri.net.

Reporteri.net ka marrë edhe një përgjigje nga Policia e Kosovës për këtë çështje ku thotë se “varësisht nga natyra e informacionit dhe rezultimit të të gjeturave, ndërmerr veprimet e saja operacionale në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në vend”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco