Tragjedia në Deçan/ Publikohet FOTO e fundit e 2 nxënësve të vrarë nga sulmi me armë

Tragjedia në Deçan/ Publikohet FOTO e fundit e 2 nxënësve të vrarë nga sulmi me armë

21:39, 27/11/2021

Është publikuar për mediat fotografia e fundit e shkrepur para se sulmi me armë, që u mori jetën dy nxënësve dhe shoferit në Glloçan.

Në këtë foto janë Genta Mustafa dhe Ledion Hamzaj, 2 nxënësit që humbën jetën tragjikisht.

Shoqja e klasës së Genta Mustafës, tha se kjo është fotografia të cilën Genta dhe Ledioni e kishin bërë pak para se të vriteshin.

Ishte një person me maskë ai që sulmoi pabesisht autobusin me nxënës dje në fshatin Gllogjan të Deçanit, duke e qëlluar me armë.

Përveç tre të vrarëve, edhe një person tjetër është i plagosur, jashtë rrezikut për jetë.

24 orë pas krimit të rëndë, Policia e Kosovës ende nuk e ka identifikuar dhe arrestuar autorin e masakrës. Pistat e hetimeve janë disa.

Policia ka deklaruar se ky sulm mund të përfshijë potencialisht më shumë se dy persona. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco