24 orë pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan, asnjë arrestim

24 orë pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan, asnjë arrestim

20:40, 27/11/2021

Edhe 24 orë pas vrasjes së trefishtë në Gllogjan ende nuk është arrestuar asnjë person i dyshuar, ndërsa sipas raportimit të ekipit të KALLXO.com, që po qëndron në vendin e ngjarjes, dy ekipe ende po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.

Sipas drejtorit të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, në këtë rast mund të jenë të përfshirë më shumë se disa persona andaj, sipas informacioneve, po hetohen dy-tri pista.

Nga ky akt, kanë mbetur të vrarë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Një nxënës tjetër ka mbetur i plagosur dhe po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Policia e Kosovës ka nxjerrë në vend të ngjarjes të gjitha njësitet, duke përfshirë edhe njësinë K9.

Drejtori i Policisë po ashtu ka shtuar se në vend të ngjarjes janë shtuar njësitet hetimore e po ashtu edhe ekspertë të ndryshëm.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco