Vrasja e trefishtë në Gllogjan - nesër varrosen dy nxënësit

Vrasja e trefishtë në Gllogjan - nesër varrosen dy nxënësit

20:36, 27/11/2021

Dy nxënësit që mbetën të vdekur mbrëmë në Gllogjan të Decanit do të varrosen nesër.

Kështu ka njoftuar kryetari i kësja komune, Bashkim Ramosaj, i cili ka treguar se ceremonia e varrimit do të fillojë në 13:30.

“Ju njoftoj se, nesër më dt.28.11.2021, në ora 13:30, do të filloj ceremonia e varrimit të Gentës dhe Ledianit, afër “Kompleksit Memorial të Dëshmorëve”, ndërsa varrimi do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e fshatit Gllogjan!”, ka shkruar Ramosaj.

Mbrëmë kanë mbetur të vdekur tre persona pas sulmit me kallashnikov që i është bërë një autobusi që po bartte nxënës.

Të vdekur kanë mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Sipas të dhënave zyrtare ende nuk dihen motivet që kanë çuar në kryerjen e këtij akti, ndërsa po hetohen dy-tri pista.

Sipas njoftimit të institucioneve të sigurisë, për këtë rast mund të jenë të përfshirë disa persona.

Po ashtu, sipas njoftimeve të fundit të Policisë së Kosovës ende nuk është arrestuar askush ndonëse janë kryer disa bastisje që në orët e para të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco