Vdes një i ri në Rugovë pasi bie nga një lartësi

Vdes një i ri në Rugovë pasi bie nga një lartësi

18:54, 27/11/2021

Një i ri ka vdekur sot në Rugovë pasi ka rënë nga një lartësi.

Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net Policia e Pejës.

“Rreth orës 17:00 një person ka rëndë nga një lartësi në kilometrin e shtatë nga Rugova duke u kthyer në Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e tij. I ndjeri është dërguar pa shenja jete në Spitalin rajonal të Pejës”, kanë thënë nga Policia e Pejës për Reporteri.net.

Më tej Policia ka bërë të ditur se i ndjeri ka qenë i shoqëruar nga shokë të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco