Njësia Speciale është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e vrasjes së trefishtë në Gllogjan të Deçanit natën e mbrëmshme.
Zëvendësdrejtori i Policisë Rajonale të Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se në vendin e krimit ka dalë K9 (njësiti me qen) i cili po bënë përpjekje për të rënë në gjurmë të të dyshuarit.
Ai tha se Policisë Rajonale të Pejës i kanë dalë në ndihmë edhe ato të Prishtinës të cilat së bashku po punojnë për të zbardhur rastin.
© SYRI.net