‘Për 10 minuta jam në shtëpi. Thuaji mamit të më bëjë gati bukën’/ Biseda e fundit e të riut me të atin në Deçan

‘Për 10 minuta jam në shtëpi. Thuaji mamit të më bëjë gati bukën’/ Biseda e fundit e të riut me të atin në Deçan

16:30, 27/11/2021

Të tjera detaje mbi ngjarjen e rëndë në Kosovë janë zbuluar nga të afërmit e viktimave që humbën jetën në Deçan pasi një autobus u sulmua me armë zjarri nga një person i maskuar.

Xhaxhai i viktimës Ledion Hamzajt, Jakup Hamzaj, ka rrëfyer për “News 24” si e mori lajmin e hidhur, sipas të cilit, babai i Ledionit ka mbërritur i pari në vendin e ngjarjes, ku ka parë se shoferi i mjetit kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

Lajmin e dëgjuam rreth orës 19:00. Më thirrën e më thanë është plagos Ledioni. Vëllai im, babai i Ledionit shkoi i pari aty, ka qenë i pari që ka hyrë në autobus. E morën i thanë ‘hajde shpejt se na kanë gjujt ka viktima’. I pari që ndërroi jetë në vend ishte shoferi, kur e ka pa vëllai im, më pas ka nxjerr vajzën e plagosur nga dritarja e më pas ka kap djalin e vet. Djali ka pas shenja jete deri diku, por më pas ka ndërruar jetë.’ rrëfen xhaxhai, ndërsa tregon edhe bisedën e fundit të nipit të tij me babin në telefon, 10 minura para se të ndodhte sumi në autobus. Biseda e fundit ka qenë 10 minuta para. I tha ‘bab për 10 minuta thuj mamit jam në shpi, bëma bukën.’ – tregon xhaxhai i të riut që humbi jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco