Prokuroria jep detaje të reja për ngjarjen tragjike në Gllogjan

Prokuroria jep detaje të reja për ngjarjen tragjike në Gllogjan

15:17, 27/11/2021

Prokurorja e rastit në Gllogjan të Deçanit, Sahide Gashi, ka thënë se lidhur me rastin e vrasjes së tre personave dhe plagosjes së një tjetri mbrëmjen e së premtes në Gllogjan, janë intervistuar shumë persona dhe janë kryer bastisje.

Në një deklarim para medieve, Gashi tha se bastisja është kryer në orët e para të mëngjesit në Gllogjan, por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë ose ndonjë provë që do ndihmonte në identifikimin e të dyshuarit.

Prokurorja u bëri thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me informacionet që kanë.

“Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave, qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetu. Ne me shumë kujdes jemi duke intervistuar çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinuar veprimet, kemi intervistuar shumë persona”, tha ajo.

Tutje, Gashi bëri të ditur se nga informacionet që posedojnë deri më tani, është përdorur një kallashnikov dhe gjatë sulmit është zbrazur një karikator.

“Deri tash me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”, përfundoi prokurorja Gashi.

Ndryshe, nga sulmi i mbrëmshëm në drejtim të autobusit, tre persona kanë mbetur të vdekur, kurse një tjetër është lënduar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco