Flasin nga Mjekësia Ligjore: Fillon ekzaminimi i trupave të vrarë në Gllogjan

Flasin nga Mjekësia Ligjore: Fillon ekzaminimi i trupave të vrarë në Gllogjan

13:55, 27/11/2021

Zëvendës drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Flutra Goga-Bajrami, ka konfirmuar lajmin se tre trupat e vrarë mbrëmë në Gllogjan, i janë dorëzuar Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminimin e tyre/

“ Trupat kanë mbërri në Institutin e Mjekësisë Ligjore në mëngjes, dhe kanë fillua autopsia e tyre të tre trupave. Gjatë gjithë kohës ka qenë mjeku përgjegjës me epiken  në sallën  e autopsisë”, tha Goga për arbresh.

Kujtojmë që dyshohet se sulmi është bërë nga një person i maskuar, i cili ende nuk është identifikuar.

Policia ka bërë të ditur se është duke hetuar dy-tri pista për ngjarjen, por që aktualisht nuk mund të jepen më shumë detaje në këtë drejtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco