Lladrovci uron Ditën e Forcës: Është rikujtesë e zjarrit atdhetar

Lladrovci uron Ditën e Forcës: Është rikujtesë e zjarrit atdhetar

13:45, 27/11/2021

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar qytetarët, ushtarët dhe oficerët e Ushtrisë së Kosovës për këtë ditë të shënuar.


Lladrovci ka shkruar se kjo ditë,, është e lidhur ngushtë me 28 Nëntorin dhe “është rikujtesë e fuqishme e zjarrit atdhetar ndër breza, e përkushtimit mbinjerëzor për çlirim dhe pavarësi”.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Qytetarë të Republikës së Kosovës, ushtarë, oficerë,

Gëzuar Dita e Forcës!

Në Ditën e Forcës, përjetësisht krenar për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e ndritur të kombit dhe Republikës së Kosovës!

Kjo ditë, e lidhur ngushtë me 28 Nëntorin, është rikujtesë e fuqishme e zjarrit atdhetar ndër breza, e përkushtimit mbinjerëzor për çlirim dhe pavarësi.

Ushtarë, oficerë, atdhetarë, gëzuar Dita e Forcës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco