Lënda e rastit në Gllogjan s’ka kaluar ende në kompetencën e Prokurorisë Speciale

Lënda e rastit në Gllogjan s’ka kaluar ende në kompetencën e Prokurorisë Speciale

12:38, 27/11/2021

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka deklaruar që lënda e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, nuk ka kaluar në kompetencë nga PSRK.

 

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, Isufaj ka thënë që është ende herët të flasin, pa u sqaruar rrethanat.

I njëjti shtoi se dje kanë dalë në vendin e ngjarjes, pasi e kanë marrë lajmin për rastin në Gllogjan, ndërsa lidhur me hetimet tha se ende nuk ka diçka të re, raporton “BetimipërDrejtësi“.

“Është duke u ekzaminuar vendi i ngjarjes, nuk kemi diçka për momentin, le të dihen provat një herë”, tha Isufaj.

Ndryshe, Policia e Kosovës (PK), përmes raportit 24-orësh ka dhënë detaje rreth sulmit të mbrëmshëm ndaj autobusit në Gllogjan, ku mbetën të vrarë tre persona dhe një u lëndua.

Sipas policisë, i dyshuari gjendet ende në arrati, ndërsa policia po vazhdon hetimet lidhur me rastin.

Në anën tjetër,  drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti mbrëmë tha se ka dy-tri pista, në të cilat janë duke u zhvilluar hetimet.

Ngjarja tragjike e së premtes mbrëma ka nxitur reagime të shumta në publik, krimin e kanë dënuar rëndë edhe krerët e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco