'E kanë shti n’klasë edhe kanë tentu me dhunu': Rrëfimi i babait të 14-vjeçares që u sulmua seksualisht në Podujevë

'E kanë shti n’klasë edhe kanë tentu me dhunu': Rrëfimi i babait të 14-vjeçares që u sulmua seksualisht në Podujevë

12:22, 27/11/2021

Sut u raportuar për një rast të sulmit seksual që ka ndodhur në qytetin e Podujevës. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës një person është arrestuar.

Në lidhje me këtë rast, prindi i vajzës ka treguar për Sinjalin se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

Ai thotë se vajza e tij është 14-vjeçare, në klasën e 10-të dhe vijon mësimet në shkollën “Isa Boletini” në Podujevë.

Sipas babait, gjendja shëndetësore e viktimës është e mirë, ndonëse mbrëmë nuk ka fjetur.

“Çika është mire, e kemi pasë të mjeku. Mbramë s’flejt, por është qetësu tash”, ka thënë ai për Sinjalin.

Ai ka treguar se si ka ndodhur ngjarja. Babai thotë se kur vajza e tij ka dalë në korridor të shkollës, dy persona e kanë kapur dhe e kanë futur në klase dhe kanë tentuar ta dhunojnë.

“Rasti ka ndodhur brenda objektit të shkollës. Masi ka dalë çika në korridor,  e kanë marrë e kanë shti në klasë edhe kanë tentu me dhunu. Njëri prej tyre është arrest ndërsa tjetri jo. Jemi tu pritë vendimin me ditë se kush është i arrestuar, e kena lypë emrin po s’na kanë dhënë. Të dyshuarit janë të moshës madhore, nuk është nxënës i shkollës, por huligan që sillen kah shkolla”, ka thënë ai.

Prindi i viktimës thotë se nëse drejtësia nuk merr masa ndaj të dyshuarve, dikush duhet të marrë, pasi sipas tij, fëmijët nuk janë për tu gjuajtur në bërllog.

“Na ia kemi lanë drejtësisë këtë, mirëpo nëse ajo nuk vendos, dikush duhet të marrë masa, se fëmijët nuk janë mu gju n’bërllog. Por besojmë që drejtësia merr masa sipas informatave deri tani, por presim të marrë edhe masa tjera. Për këtë rast ka dëshmitarë dhe pamje të kamerave, të cilat i kanë marrë policia”, ka thënë për Sinjalin, prindi i viktimës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco