Hoxhaj: Shqipëria është partneri më strategjik në Ballkan

Hoxhaj: Shqipëria është partneri më strategjik në Ballkan

10:58, 27/11/2021

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se për Kosovën, Shqipëria është partneri më i natyrshëm dhe më strategjik në Ballkan.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook u shpreh se ndihet i gëzuar për mbajtjen e mbledhjeve midis të dyja vendeve.

“Për Kosovën, për arsye historike, kulturore dhe politike Shqipëria është partneri më i natyrshëm dhe më strategjik në Ballkan dhe i jam gëzuar gjithmonë mbajtjes së këtyre mbledhjeve midis të dyja vendeve, pavarësisht se sot jam në opozitë, e edhe kur dje isha në qeveri”, u shpreh ai.

Ai tha se sa herë që mbahen mbledhjet e përbashkëta, ka vlerësime të ndryshme rreth qëllimeve dhe rezultateve të tyre, përcjell Klankosova.tv.

“Sa herë që mbahen mbledhjet e përbashkëta, ka vlerësime të ndryshme rreth qëllimeve dhe rezultateve të tyre. Çdokush ka të drejtë në mendimin e vet, porse një gjë qëndron: ato bazohen në qasje të qartë strategjike. Ka marrëveshje të shumta, ka zotime të ndryshme dhe ka pengesa në zbatimin e tyre, por të gjitha këto përbëjnë politikën e hapave të vegjël se si Shqipëria e Kosova të afrohen sa më shumë me njëra-tjetrën. Nëse BE-ja, për arsye të shumta, nuk po zgjerohet me shpejtësinë e duhur drejt Ballkanit, është strategjike që ne të zgjerohemi drejt njëri-tjetrit”.

“Jam i lumtur dhe krenar që dikur kisha një rol në krijimin e një platforme të partneritetit strategjik në vitet 2013 dhe 2014 përmes mbledhjeve të përbashkëta me Shqipërinë. Atëherë e kemi quajtur strategjik! Për mua ka qenë politikë e hapave të vegjël dhe e hapave të ndërmjetëm drejt një hapësire sa më të përbashkët: politike, ekonomik, shoqërore dhe kulturore”, ka shkruar Hoxhaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco