Këta janë ministrat që Serbia iu refuzoi vizitën në Preshevë

Këta janë ministrat që Serbia iu refuzoi vizitën në Preshevë

10:31, 27/11/2021

Shteti i Serbisë ua ka refuzuar kërkesat për vizitë në Luginën e Preshevës katër ministrave të Kosovës, Liburn Aliut, Arbërie Nagavcit, Hekuran Muratit dhe Hajrullah Çekut.

Siç ka njoftuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, Serbia ua ka refuzuar kërkesat pak para nisjes, dhe pa asnjë arsyetim

“Nga Serbia, na refuzohet pa arsye kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në momentin para nisjes. Duke filluar nga sot, bashkë me ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tonë”, ka shkruar ministri Aliu në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco