Apel: Bashkëpunoni me institucionet nëse kanë informacione për ngjarjen në Gllogjan

Apel: Bashkëpunoni me institucionet nëse kanë informacione për ngjarjen në Gllogjan

09:15, 27/11/2021

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione për ngjarjen e mbrëmshme ku mbetën të vdektur tre persona të jap detaje dhe të bashkëpunojë me institucionet relevante.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se sot është një mëngjes i trishtë për Deçanin dhe për tërë kombin.

“Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante!”,ka thënë Ramosaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco