Akt i tmerrshëm në Prishtinë: Dhunohet një mashkull i mitur

Akt i tmerrshëm në Prishtinë: Dhunohet një mashkull i mitur

09:02, 27/11/2021

Një rast i tmerrshëm i dhunimit po dyshohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që i dyshuari i moshës madhore dyshohet se e ka dhunuar të dyshuarin e mitur, ndërsa i dyshuari i mitur dyshohet se ja ka vjedhur portofolin dhe një telefon.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Rasti vazhdon të hetohet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco