Sot ​shënohet Dita e Forcës

Sot ​shënohet Dita e Forcës

08:59, 27/11/2021

Me rastin e Ditës së Forcës, Forca e Sigurisë së Kosovës organizon “Ditën e hapur” duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 14:00.Manifestimi qendror do të jetë në Kazermën “Adem Jashari” në ora 10:00, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë.

Në të njëjtën ditë, në të gjitha kazermat e FSK-së si në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara me aktivitete tjera para qytetarëve të pranishëm.

“Dita e Forcës na ofron mundësinë të falënderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të lartë për qytetarët, të cilët janë mbështetësit tanë më të fuqishëm. Forca e Sigurisë së Kosovës-forcë profesionale dhe multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim”, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco