Shqiptarët edhe njëherë tregohen zemërgjerë: I madh e i vogël po dhurojnë gjak për të lënduarit e Gllogjanit

Shqiptarët edhe njëherë tregohen zemërgjerë: I madh e i vogël po dhurojnë gjak për të lënduarit e Gllogjanit

00:17, 27/11/2021

Qytetarë nga komuna përreth janë mobilizuar që të dhurojnë gjak për të plagosurin nga tragjedia në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën tre të vrarë si pasojë e një sulmi me armë ndaj një autobusi.

Pas kërkesës për dhurim të gjakut ndaj viktimës nga Spitali i Pejës, pozitivisht iu janë përgjigjur thirrjes qytetarët përreth komunave që t’i dalin në ndihmë.

Megjithatë, nga Spitali kanë bërë të ditur se është plotësuar norma e dhurimit të gjakut.

 

Nga Spitali rajonal i Pejës kanë bërë të ditur se i lënduari është dërguar në sallën e operacionit dhe nuk është shprehur nevoja të dërgohet në QKUK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco