'Vaksina ka dhjam derri e qeliza të majmunëve', fletushka skandaloze shpërndahen në një shkollë në Prishtinë

'Vaksina ka dhjam derri e qeliza të majmunëve', fletushka skandaloze shpërndahen në një shkollë në Prishtinë

07:32, 26/11/2021

Në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë sot janë shpërndarë fletushka me përmbajtje skandaloze kundër vaksinimit.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të faqes Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë, të cilët kanë shpërndarë fotot të këtyre fletushkave.

Në to thuhet se vaksinat përmbajnë dhjam derri, qeliza të majmunëve e pjesë të organeve të fëmijëve të abortuar.

Në fletushka citohen doktorë të ndryshëm që tashmë janë deklaruar kundër vaksinimi.

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco