Agjenda e mbledhjes së qeverive Kosovë-Shqipëri

Agjenda e mbledhjes së qeverive Kosovë-Shqipëri

07:31, 26/11/2021

Sot në Elbasan mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të jetë nga ora 9:45 deri në 13:10, ku edhe do të nënshkruhet disa marrëveshje.

Agjenda:

09:45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës

10:00 – Mbërritja e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

10:10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë

Fjalë nga kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

11:20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

11:30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave

12:05 – Foto e përbashkët

12:10 – Drekë zyrtare shtruar nga kryeministri Rama

13:10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë. Bashkëbisedim i kryeministrave Rama dhe Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco