Kurti pasi u kërcënua kthehet në shtëpi, i rrethuar me policë të Njësisë Speciale

Kurti pasi u kërcënua kthehet në shtëpi, i rrethuar me policë të Njësisë Speciale

22:38, 27/10/2021

I rrethuar me forca të shumta të Njësisë Speciale të Kosovës, Kryeministri Alblin Kurti është kthyer sonte në shtëpinë e tij, pas raportimeve se ai është kërcënuar.

Policë të shumtë e të armatosur me armë të gjata e kanë përcjellur të parin e Qeverisë së Kosovës deri në hyrjen e shtëpisë së tij.

Qeveria e Kosovës përmes zëdhënësit të saj Përparim Kryeziu e ka konfirmuar se kryeministri është kërcënuar. Por, ai nuk ka treguar së nga kush dhe çfarë kërcënime ka marrë Kurti.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse”, tha ai.

Po ashtu Kryeziu tha se kryeministri Kurti po vazhdon angazhimin e tij të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco