Merdare: Rojet vjedhin cigare në vlerë prej 50 mijë euro

Merdare: Rojet vjedhin cigare në vlerë prej 50 mijë euro

21:06, 27/10/2021

Zyrtarët e Terminalit Doganor në Merdare me 25 tetor vërejtën se dikush kishte hyrë në depon e mallit të konfiskuar.

Personat të cilët kanë hyrë dyshohet të kenë marrë cigare në vlerë prej 50 mijë eurove.

Sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, është krijuar një komision i cili po numëron dhe po shikon se çfarë është marrë nga depoja e mallrave të konfiskuara.

Për këtë rast policia ka arritur që të arrestoj dy persona të cilët janë roje të punësuar nga një kompani private që siguron terminalin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco