Konfirmohet nga zëdhënësi i qeverisë: Kurti u kërcënua, janë shtuar masat e sigurisë

Konfirmohet nga zëdhënësi i qeverisë: Kurti u kërcënua, janë shtuar masat e sigurisë

20:59, 27/10/2021

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu e ka konfirmuar se kryeministri i Albin Kurti ka marrë kërcënime, prandaj shtëpia e tij po ruhet nga forcat e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Ai në një prononcim për disa media kosovare ka thënë se këto janë masa të kudjesit të shtuar.

"Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt.", ka theksuar Kryeziu.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco