Afrim Toverlani lirohet nga mbajtja policore

Afrim Toverlani lirohet nga mbajtja policore

20:47, 27/10/2021

Trajneri i futbollit Afrim Toverlani tashmë është liruar nga mbajtja policore pasi të martën u raportua se ai ishte arrestuar për shkak se ishte kapur nga policia me një armë të ftohtë tek shtëpia e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

“Graçanicë, 25.10.2021-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

I pyetur  rreth kësaj ngjarje, Toverlani nuk ka dashur të komentojë më tepër duke thënë se nuk ka se çfarë të deklarojë më tepër se sa ajo që kishte thënë mbrëmë i pari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

“Nuk kam çfarë të deklarojë perveç deklaratës së Shpendit që e ka publikuar mbrëmë”, tha Toverlani për KosovaPress.

Ndryshe, Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” dje deklaroi se ai nuk ishte kërcënuar dhe se nuk ndihej i rrezikuar nga Toverlani, duke shtuar se ka një miqësi shumë të mire me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco