Vitia e jep premtimin për ikonën e Prishtinës: 8 milionë euro do të investohen për Pallatin e Rinisë

Vitia e jep premtimin për ikonën e Prishtinës: 8 milionë euro do të investohen për Pallatin e Rinisë

19:21, 27/10/2021

Kandidati i VV-së për kreun e Prishtinës, Arben Vitia, i cili në zgjedhjet e 14 nëntorit do të ballafaqohet në balotazh në garën zgjedhore me kandidatin e LDK-së, Përparim Rama, ka theksuar se Pallati i Rinisë si ikona  e Prishtinës do t'i kthehet rinisë, sportit dhe kulturës, shkruan Syri.net Kosova.

Ai madje ka theksuar se të rinjtë tanë do të vazhdojnë të na bëjnë krenar anembanë botës. 

"✅ Do të investohen 8 milionë euro nga Komuna e Prishtinës, ndërkohë që do të ketë investim edhe nga MKRS.
✅ Do të investohet në të gjitha hapësirat e saj, kulturore, rinore, sportive dhe komerciale, përfshirë rregullimin e domosdoshëm të sallës së madhe, që është investimi jonë kryesor në këtë pallat.
✅ Në ndërhyrjet infrastrukturore në pallat, do përpiqemi t’i qëndrojmë sa më besnik projektit fillestar arkitekturor.", ka shkruar Vitia në Facebook, derisa sot ka vizituar këtë pallat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco