Deputeti i Vjosa Osmanit ua jep një ide të fortë analistëve kosovarë

Deputeti i Vjosa Osmanit ua jep një ide të fortë analistëve kosovarë

19:23, 27/10/2021

Deputeti, Haxhi Avdyli, nga Lista Guxo ua ka dhënë një ide analistëve kosovarë. Krejt kjo, për reagimet e tyre kundrejt Qeverisë Kurti për skemat sociale dhe rritjet e çmimeve, raporton Syri.net Kosova.

Përmes një statusi, Avdyli u ka propozuar të thërrasin një protestë për keqpërdorimin me pensionistët.

Postimi i plotë: 

Ish pushtetarët të shëndrruar në analista :Shtrejtohet buka. Qeveria spo kujdeset për skema sociale.

Kur qeveria ndan 100 € për zbutjen e varfërisë për skemat më të rrezikuar sociale dhe pensionistët të njëjtit analista paturpësusht klithin se ky është abuzim me pushtetin për qëllime politike. Çka të thuhet këtu .Mbesin të njëanshëm e në shërbim të ish pushtetarëve sepse ish pushteti ua njomte fytin e tyre me fonde. Tash ndihma për skema sociale të cilet shtrenjtimet i kanë prekur direkt ,atyre që kanë shumë, iu duket edhe e panevojshme. Nëse ju duket abuzim sështë keq këta analista të thrrasin një protestë për keqpërdorimin me pensionistët. Por paraprakisht le ti pyesin pleqtë si po ndihen sot nga ky "abuzim"me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco