PDK deklarohet pas ankesës në Supreme për Han të Elezit

PDK deklarohet pas ankesës në Supreme për Han të Elezit

14:46, 24/10/2021

 Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ditë më parë ka vendosur të anulojë zgjedhjet për kryetar të komunës në Hanin e Elezit, pasi në këtë komunë dyshohet se ka pasur shitblerje të votave.

Kandidati i cili fitoi zgjedhjet pa balotazh në këtë komunë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mehmet Ballazi ka konfirmuar për “Indeksonline”, se janë ankuar në Gjykatën Supreme për këtë vendim të PZAP-it.

Ai pret që Supremja ta rrëzoj këtë vendim, pasi ai vlerëson se është i padrejtë.

“Po ne kemi ushtruar ankesë ditën e premte, sepse besojmë që PZAP ka marrë vendim të gabuar. Pritjet tona janë që Gjykata Supreme ta hedh poshtë këtë vendim dhe ta pranoj ankesën tonë, sepse nuk ka pasur bazë vendimi i PZAP-it”, ka thënë Ballazhi.

Më së largu deri nesër në mbrëmje, Gjykata Supreme do të dal me një vendim për këtë çështje.

Në anën tjetër, Rufki Suma, kryetari aktual i Hanit të Elezit e ka mirëpritur vendimin e PZAP-it.

Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi kishte fituar mbi 50% të votave, duke e shmangur kështu balotazhin në këtë komunë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco