Buallicat të rralla në Kosovë, por shumë fitimprurëse

Buallicat të rralla në Kosovë, por shumë fitimprurëse

14:37, 24/10/2021

Është fermë e rrallë në Kosovë.

Pamja e parë të jep përshtypjen se je në një vend Afrikan.

Të njëjta për nga ngjyra e madhësia, janë këto buallicat në fshatin Krajkovë të Komunës së Drenasit.

Veçorit e këtyre kafshëve janë të ndryshme, duke filluar nga madhësia e brinjëve.

Afrim Podrimçaku, përgjegjës i fermës, rrëfen rutinën ditore të 131 buallicave të kësaj ferme.

“Jamë që nga viti 2021 këtu. Buallicat nuk dallojnë shumë për trajtim nga kafshët e tjera. Në sezonin e vjeshtës nuk lëshohen në kullos. Këtu janë 131 për momentin buallica”.

E kjo race e kafshës dallon edhe për mbarsimin e një kishku të vogël si dhe jetëgjatësia e saj.

“Në këtë pjesë janë kishkat apo viçat e buallicave. Për dallim nga kafshët e tjera këto dallojnë pasi që 11 muaj e mbajnë një kishk në bark. Janë pak ma të mëdha se lopët, por nuk janë shumë të rrezikshëm. Jetojnë deri në 30 vite”.

Veçoritë e tyre nuk ndalen me kaq.

Podrimçaku tregon se buallicat janë më të fuqishme se kafshët e tjera.

E qumështi i tyre ka një veçanti të rrallë.

Në këtë fermë brenda ditës arrihet të mblidhen deri në 300 litra qumësht në ditë.
“Rreth 300 litra janë çdo ditë. Qumështi mbyllet me sistem të mbyllur dhe ruhet. Mjelim dy herë, në mëngjes edhe mbrëmje. Një buallic ka deri në 10 litra që i qet brenda ditës. Janë ma të qëndrueshme”.

E buallicat e Kosovës duket se kanë një veçori tjetër nga ato të rajonit.

“Këto e kanë ngjyrën të zeza. Raca jonë e Kosovës i kanë brinjët më të mëdhenj, a këto racat e tjera i kane më të vogla”.

E ndonëse janë të paktë ata persona që në Kosovë merren me mbajtjen e tyre, produktet e qumështit të buallicës kanë kosto më të lartë.

“Është fitimprurës mbajtja e tyre pasi produktet e tyre janë të veçantë dhe nuk krahasohen me produktet e tjera të qumështit. Është më i lartë pasi është më i veçante. Ka interesim. Këtu janë pese punëtor që kujdesen për këtë fermë”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco