Petkoviq propagandon dhe kërcënon Kosovën duke u viktimizuar, përmend BE-në e OKB-në

Petkoviq propagandon dhe kërcënon Kosovën duke u viktimizuar, përmend BE-në e OKB-në

14:22, 24/10/2021

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se dy ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës “ishin në prag të një tragjedie të rëndë.”

Petkoviq ka kërcënuar dhe ka propaganduar hapur karshi Kosovës kur bëhet fjalë për dy aksionet e fundit policore, njëri në pikat kufitare 1 dhe 31 që u bë për implementimin e marrëveshjes Kosovë – Serbi për targat dhe tjetri për luftën ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës që u bë në komunat veriore të Kosovës, shkruan lajmi.net.

“Ne tashmë kemi një të tretën më shumë sulme me motive etnike ndaj serbëve sesa vitin e kaluar, duke përfshirë dy kriza serioze në veri me 15 ditë distancë, të cilat ishin në prag të një tragjedie të rëndë. Është e gjitha plani i Kurtit, që të paramendohet që prodhon kriza, për të fituar disa pikë politike”, tha Petkoviq.

Ai nuk është ndalur me kaq dhe ka vazhduar të viktimizohet si një mundësi propagande e gjithashtu të kërcënojë tërthorazi.

“Populli serb në Kosovë ka kohë që jeton në gjendje të pasigurisë dhe në një atmosferë presioni të vazhdueshëm dhe të gjithë jemi dëshmitarë për shkak të obsesionit të Kosovës me veriun, Kurti dëshiron të vendosë serbët në një lloj geto politike dhe ekonomike, t’ua ndalojë lirinë e lëvizjes, fjalës, privimin nga barnat dhe ushqimet bazë. Popullit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të luftojë për jetën e tyre, fëmijët dhe të ardhmen. Pikërisht këto ishin mesazhet e dërguara të presidentit Aleksander Vuciq, të cilat ne i kuptuam shumë mirë. Populli serb nuk e kërcënon askënd, ata duan të jetojnë normalisht”, tha Petkoviq.

Petkoviq ka thënë se “KFOR-i është i detyruar ta mbrojë popullin serb në përputhje me rezolutën 1244 si forca e vetme e armatosur në krahinë”.

“Nëse nuk duan, ka nga ata që duan.. Është viti 2021 dhe sot Serbia është shtet i pavarur, sovran, i cili forcohet çdo ditë e më shumë në të gjitha fushat. Ne nuk do të lejojmë dhe nuk mund të lejojmë poshtërime dhe sulme fizike të drejtuara kundër popullit serb”, tha Petkoviq.

Petkoviq ka vazhduar të viktimizohet duke thënë se Bashkimi Europian duhet të bind Kosovën për përmbushjen e obligimeve.

“Çështja e dialogut nu kështë garë për ne, por e vetmja kornizë në të cilën und të arrijmë një zgjidhje kompromisi, pajtim historik të dy popujve dhe paqe të qëndrueshme. Sado të vështira të jenë çështjet ne tryezën e Brukselit, është më mirë të negociojmë sesa të kemi incidente”, tha ai.

Petkoviq tha se edhe në OKB “janë dënuar veprimet e njëanshme të Kosovës”.

Retorika propaganduese, viktimizuese e në anën tjetër kërcënuese e Serbisë ndaj Kosovës është bërë e zakonshme tash e disa kohë, ndërsa mungon reagimi nga Bashkimi Europian për këto veprime të Beogradit zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco