Kienzler: Parkimi i veturës së EULEX-it tregon se si e trajtojnë ndërkombëtarët Kosovën

Kienzler: Parkimi i veturës së EULEX-it tregon se si e trajtojnë ndërkombëtarët Kosovën

13:30, 24/10/2021
Drejtoresha e Qendrës britanike për Shoqëri dhe Shëndet Mendor, Hanna Kienzler, ka komentuar parkimin e djeshëm pavend të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Në një postim në Twitter, Kienzler ka thënë se Kosova për komunitetin ndërkombëtar është një laborator eksperimental ku bëhet çdo gjë.

“Pse u bë bujë rreth një parkimi të gabuar të veturës së EULEX-it? Kërkimfalja e EULEX-it për sjelljen nuk ka kuptim. Nuk është absolutisht sjellje individuale – situata simbolizon mënyrën se si komuniteti ndërkombëtar e ka trajtuar Kosovën që nga lufta: një laborator eksperimental ku bëhet çdo gjë”, ka shkruar ajo

Kujtojmë, se në një video të postuar dje në Facebook nga “Vrojtuesit e lagjes”, dëgjohet teksa një qytetar i Kosovës e pyet zyrtarin e EULEX-it, që ka parkuar veturën në zonë ku s’është e lejuar, se “a e parkon veturën kështu në shtetin tuaj?”

Përgjigja e zyrtarit ndërkombëtar ka qenë “Parkoj kështu në Kosovë”.

Pas kësaj, misioni i EULEX-it në Kosovë ka dënuar sjelljen e zyrtarit të tyre për parkimin e gabuar të veturës zyrtare.

Pas një sërë raportimesh të qytetarëve nëpër rrjete sociale, EULEX-i në Twitter ka dënuar veprimin e zyrtarit të tyre dhe janë zotuar se do të marrin masa disiplinore ndaj tij.

“E dënojmë me termat më të fuqishëm sjelljen e anëtarit të stafit të EULEX-it, i cili është parë duke e parkuar veturën në mënyrë jo të duhur në Prishtinë. Ne garantojmë se do të marrim masa të duhura disiplinore. E falënderojmë qytetarin e Kosovës që e solli këtë rast në dritë për sjelljen e tij të përgjegjshme”, thuhet në postimin e EULEX-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco