VIDEO - FOTO/ Biznesmeni rrëfen torturat që i bënë grabitësit: Më prenë gishtin me gërshërë…

VIDEO - FOTO/ Biznesmeni rrëfen torturat që i bënë grabitësit: Më prenë gishtin me gërshërë…

12:03, 24/10/2021

Dëshmi tronditëse! Biznesmeni Nazmi Çangu ka treguar dhunën barbare të ushtruar nga grabitësit, të cilët i mësynë me forcë në shtëpi dhe i grabitën prej aty një shumë të madhe lekësh dhe sende me vlerë.

Në një rrëfim për mediat, ai tregoi se si ishte torturuar nga grabitësit, të cilët i kishin prerë dhe një gisht, pasi kërkonin çelësin e kasafortës. Teksa shenjat e dhunës janë shumë të freskëta, biznesmeni tregon se dhunë është ushtruar edhe ndaj familjarëve të tij.

“Më gjuajti me kauçukun poshtë gushën. I thashë ca policie jeni?! Më goditën. Njëri me automatik. Më gjuatën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin gërshërë. Kërkonin çelësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda.

Më lidhën dhe me fasheta të zeza. Aty i kam. I kam hequr në spitalin ushtarak. Më lidhën me duart dhe këmbë. Një e kam ngrënë, ai më ra me shkelm fytyrës. Kam rënë pa ndjenja. I kam kërkuar ujë. Më kanë dhënë 4 herë. Më kërkonin çelësin e kasafortës. Por unë skam lekë këtu, i kam në bankë. Aty kisha një qese me 2 mijë lekshe, i kisha për të paguar betonin. 3 fasheta i kam pasur te këmbët. Një e kam kafshuar në dorë. Unë e dija se ku ishte çelësi i kasafortës. Ajo qesja kishte nja 20 mijë euro. Do i çoja te betoni se do bënim një kanal në rrugë. Kishte nja 5-6 çelsa të shtëpisë dhe një çelës ishte i kasafortës. Bërtiti njëri; e gjeta. Mori kaçavidën dhe hapën kasafortën. Morën ca gjetën, shuma kam pasur. Dihet se nuk kanë ardhur për gjë tjetër. Kishin dy automatikë dhe pistoletë silenciator. 3 ishin të dhoma ime, 3 të dhoma tjetër, dhe 2 poshtë. Më tha jemi 19 veta, të kemi rrethuar shtëpinë. Më kanë dhunuar dhe familjarët. Gruaja bërtiste aty.”, tha ai.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 24.10.2021, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur me dhunë një shumë parash në banesën e shtetasit N. Ç.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, po punojnë intensivisht nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco