Moti për javën që po vjen

Moti për javën që po vjen

12:26, 24/10/2021

Java e fundit e tetorit me mot më stabil, me diell dhe vransira, pa mundësi për të reshura. Orëve të mëngjesit ftohtë dhe me ngrica, parashikon “Prishtina Weather”.

Kjo javë e fundit e tetorit mund të karakterizohet me mot më stabil, ditëve të para me më shumë diell, e më pas edhe me vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura. Orëve të mëngjesit do të jetë më ftohtë, vende-vende edhe me ngrica, sidomos ditën e hënë, derisa në ultësira shkurtimisht mund të ketë kushte edhe për mjegull apo mjegullinë.

Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe mesatare, e gjatë periudhave të qetësisë orëve të mbrëmjes dhe mëngjes, vende-vende kalon edhe në vlera të dobëta.

Datat:

25.10 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngricë. Ditën kryesisht me diell dhe vransira kalimtare orëve të pasdites.

26.10 – Pas mëngjesit të ftohtë dhe me ngrica vende-vende, ditën kryesisht me diell.

27.10 – Kryesisht me diell, orëve të pasdites dhe mbrëmjes vransira kalimtare të shtresave të larta.

28.10 – Alternime vransirash dhe kthjellimesh.

29.10 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale zbresin në 0C deri 3C, e në pjesë ku mund të ketë mjegull, mund të bien edhe në vlera negative, e maksimalet luhaten nga 11C-14C.

Era do të fryjë mesatarisht nga lindja e juglindja 4-14m/s.

Shtypja atmosferike luhatet lart mbi vlera normale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco