AKR kërkon rinumërim të plotë të votave në Prishtinë

AKR kërkon rinumërim të plotë të votave në Prishtinë

12:10, 24/10/2021

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kreytar të Prishtinës në zgjedhjet e 17 tetorit, Gëzim Mehmeti, ka kërkuar rinumërim të plotë të votave në Prishtinë.

Mehmeti ka bërë këtë kërkesë, pasi sipas tij ka pasur manipulime me vota duke u dëmtuar kështu partia e tij me 1.2 përqind, njofton Klankosova.tv

“Qytetarët kanë treguar një kulturë të lartë të zgjedhjeve e edhe KQZ, mirëpo ka që disa individë kanë abuzuar me këto zgjedhje, dhe AKR është dëmtuar me 1.2%. Ne kemi prova dhe edhe pse nuk janë rezultatet preliminare, po ju jap disa shembuj ku është abuzuar me votat e partisë tonë”, ka thënë Mehmeti në një konferencë për medie.

“Kërkesa jonë është që në Prishtinë te të gjitha vendvotimet të shkohet në rivotim duke pasur parasysh provat që kemi. Ne si subjekt politik do të paraqesin provat tona në PZAP, por edhe ankesa individuale. AKR pra kërkon rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet”, ka vazhduar ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco