Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

11:28, 24/10/2021

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubim Potok dhe në Mitrovicën e Veriut.

Sipas Policisë, persona të pa njohur në Zubin Potok i kanë vënë zjarrin kamionit të ankuesit, i cili ishte i parkuar para shtëpisë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Nga zjarri janë dëmtuar edhe dy vetura që ishin të parkuar afër kamionit. Rasti është duke u hetuar.

Kurse, në Mitrovicën e veriut, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur i kanë vënë zjarrin kamionit dhe veturës së tij. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

Njësia policore është duke hetuar rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco