Raportohen shtatë raste të dhunës në familje

Raportohen shtatë raste të dhunës në familje

11:22, 24/10/2021

Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në raportin njëzetekatër orësh të Policisë së Kosovës.

Në Fushë Kosovë, djali ka rrahur babain dhe gruan e tij.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Por, dy raste dhune janë raportuar në Prishtinë.

Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, palët janë intervistuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Por, rasti tjetër i dhunës në kryeqytet ka përfunduar me arrestim, pasi personi ka ushtruar dhunë fizike  ndaj së fejuarës.

Asaj i është dashur edhe tretman mjekësor.

Pos, në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, dy raste të dhunës në familje janë raportuar edhe në Prizren.

Një person që jeton jashtë shtetit ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij.

Shkaqet nuk janë bërë të ditura.

Ndërsa, rasti tjetër ka të bëjë me dhunën që një djalë ka ushtruar ndaj gjyshes së saj.

“I dyshuari gjendjet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, dy rastet e dhunës në familje kanë të bëjnë me sulm fizik ndaj grave.

Dy personat sulmues janë arrestuar.

Njëri rast ka mbaruar më lehtë, ndërkaq njërës viktimë i është dashur tretmani mjekësor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco