Ky është i dyshuari në shtëpinë e të cilit u gjetën thasët me drogë

Ky është i dyshuari në shtëpinë e të cilit u gjetën thasët me drogë

10:37, 24/10/2021

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar tre thasë me substancë narkotike marihuanë, në shtëpinë e një personi të dyshuar, në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës.

Mësohet se i dyshuari në shtëpinë e të cilit u gjetën thasët me drogë është Kolë Baftijaj, i lindur në vitin 1969.

52-vjeçari ndodhet ende në arrati.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, Policia njoftoi se janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë/provat si në vijim:

1 –  Njё (1) thes najloni  i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pesë (5) kg;

2 – Njё (1) thes najloni  i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë pese (5) kg;

3 – Njё (1) thes najlloni i zi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, pas matjes rezulton me peshë katërqind (400) gram;

4 – Një (1) peshore elektrike ngjyrë e bardhë;

5 – Tri (3) rolle plastike që shërbejnë për paketim të substancës narkotike;

6 – Një (1) aparat elektronik për shërbim të vakumimit të qeseve plastike –paketim të marihuanës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco